Botë

SHBA nuk i heq sanksionet ndaj Koresë së Veriut

14.06.2018 18:44

Koreja e Veriut do të vijojë të vuajë sanksionet e rënda ekonomike të Shteteve të Bashkuara deri në asgjësimin e plotë të arsenalit bërthamor....

Këtë e bëri të qartë sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, i cili foli gjatë një konference për shtyp në Seul.
 
“Lehtësimi i sanksioneve nuk mund të ndodhë deri kur të na jenë paraqitur fakte se Koreja e Veriut është denuklearizuar plotësisht”. Në këtë mënyrë Pompeo hodhi poshtë lajmet që qarkulluan nga mediat shtetërore të Penianit, pas takimit historik të Singaporit mes Kim Jong-unit dhe Donald Trumpit.
 
Përmes Tëitterit, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se pas kthimit nga Singapori se kishte bërë të paimagjinueshmen duke shmangur luftën bërthamore me Korenë e Veriut, që deri pak muaj më parë konsiderohej e siguritë. Por ekspertët ushtarakë e gjykojnë si jo tepër pozitiv rezultatin e samitit.
 
Sipas tyre, Trump lëshoi më shumë se ç’mori në këmbim nga Kim Jong un. Lëshimi më i madh dhe i pajustifikueshëm është ndërprerja e stërvitjeve ushtarake me Korenë e Jugut që garantonin sigurinë e gjithë rajonit.