Maqedoni

Emri i ri i Maqedonisë, qeveria miraton marrëveshjen me Greqinë

14.06.2018 20:22

Qeveria miratoi marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë në seancën e sotme qeveritare....

Qeveria miratoi marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë në seancën e sotme qeveritare dhe i dha dritë jeshile publikimit të saj zyrtar në ëeb faqen zyrtare të qeverisë. 
 
“Qeveria sot njëzëri, shqyrtoi dhe miratoi raportin rret marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit rreh emrit dhe për partneritet strategjik. Qeveria solli vendim që të deklasifikojë Marrëveshjen  e cila tashmë gjendet në web faqen zyrtare të Qeverisë dhe ëtsë e hapur për shqyrtim nga opinion public. Marrëveshja ëhstë titulluar: Marrëveshje finale për zgjidhjen e ndryshimeve të përshkruara në rezolutat 817  dhe  845  të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe pushimin e vlefshmrëisë së marrëveshjes së përkohëshme të 1995 si dhe vendosjen epartneritetit strategjik mes palëve. Me seancën e sotme qeveritare drejtoi kryeministri Zoran zaev, ndërsa ministry I jashtëm Dimitrov, informoi anëtarët e qeverisë për rjedhën e Marrëveshjes dhe gjithashtu edhe për hapat e radhës. Kryeministri potencoi se ai beson fuqishëm në këtë marrëveshje sepse e njejta ka identitet të qartë e të njohur për vecantinë e popullit maqedonas e më në fund përmbyll këtë cështje duke hapur rrugë për ardhmërinë e vendit dhe se kjo qeveri, është krenare për këtë marrëveshje të cilën e cilëson si një vendim historik”, theksoi zëdhënësi i qeverisë Boshnjakovski.
 
Vendi dhe data e nënshkrimit të marrëveshjes, do të bëhen të ditura nesër.