Maqedoni
Marrëveshja për emrin, Mickovski: Nuk votojmë ndryshime kushtetuese
14.06.2018 20:41
Kreu i VMRO-së Hristian Mickovski, edhe pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv...

Kreu i VMRO-së Hristian Mickovski, edhe pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv, ka ripërsëtirur se marrëveshja e arritur është tërësisht kundër interesave shtetërorë, e si e tillë, kurrë nuk do të votohet nga VMRO-DPMNE.
“Njëzëri kemi konkluduar se bëhet fjale për zgjidhje e cila është plotësisht kundra intereseve shtetërore, kemi përfunduar njëzëri se kjo zgjidhje është kapituluese. Edhe grupi parlamentar dhe komiteti ekzekutiv isjhin njezeri dhe i perseriten pozitat tanimë të ditura të cilat VMRO DPMNE-ja i kishte në të kaluarën dhe ajo është se nuk do të mbështesë ndryshimin e Kushtetutës me qëllim ndryshimin e emrit kushtetues”, tha Mickovski.
