Botë
Ukrainë: Del nga pista avioni me 169 pasagjerë
15.06.2018 14:00
Një avion pasagjerësh ka dalë nga pista në Kiev të Ukrainës, duke shkaktuar mbylljen e përkohshme të ulje-ngritjeve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Sikorskiyt...

Sipas njoftimit të zyrës për shtyp të aeroportit, avioni që doli nga pista ishte avionic I linjës “Bravo Airlines” që fluturonte nga Antalja e Turqisë, ku pasagjerët kishin kaluar pushimet.
169 pasagjerët e avionit u nxorën nga daljet emergjente dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Pasagjerët, në prononcimet për mediat ukrainase, thanë se gjatë uljes avioni kishte pasur tronditje të mëdha ndërsa nga krahët kishin parë tek dilte tym.
