Maqedoni
Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela uron festën e Fitër Bajramit
15.06.2018 15:45
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka uruar besimtarët muslimanë për festën e Fitër Bajramit...

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka uruar besimtarët muslimanë për festën e Fitër Bajramit.
“Fitër Bajrami padyshim që është festa më e madhe fetare, e cila na kujton vlerën e humanizmit duke ngjallur ndjenjën e altruizmit dhe solidaritetit ndaj të gjithë atyre që kanë nevojë për kurajo dhe shpresë, për buzëqeshje dhe ngrohtësi. Urojmë që ky Bajram, t’ju gjejë shëndosh e mirë dhe në harmoni me familjet e Juaja, duke rrezatuar gjithmonë mirësi, respekt dhe mirënjohje ndaj njëri tjetrit”, thuhet në urimin e Selës.
