Maqedoni
Apel për ndihmë, familja Terziaj nga Shkupi, pret ndihmën tonë
15.06.2018 16:21
Kjo është dera nr.59 në lagjen Gazi Babë të Shkupit, afër xhamisë, e njohur në popull si ”Xhamija e Haxhi Qazimit”....

Po të pyesësh fqinjët për Agimin të gjthëve ju dilnin ofshama nga goja për jetën dhe vuajtjet që kanë perjetuar ai familja e tij nëpër dekada. Por ata nuk dëshironin të flisnin përpara kamerrës edhe pse kishin shumë për të treguar.
Agimi, është I sëmurë dhe gjysëm I verbër, ai kujdeset për motrat e tij të sëmura dhe tërsisht të verbuara. Ata u rritën jetima. Në moshën 10 vjecare i vdiq babai, pas një kohe të shkurtër u vdiq edhe e ëma, e cila ishte krahu I tyre i vetëm.
Tani ata janë pa asnjë mbështeje, morale apo financiar, thjesht, në derën e tyre nuk troket askush për t’u ndihmuar.
"Katastrof ë është Agimi, vëllai është i verbër 50 %. Shyqyr Zoti i ka dhënë një farë fuqie me u kujdes për ato se edhe ai i smurë është. Baba i ka vdekur që 45 vite, i ka lënë 10 vjet këto, që atëher jetimë janë rritur. Babai i tyre ka punuar në një ndërmarrje dhe mori sulm, vdiq. Mbeti vetëm nëna me fëmijët. Jetën e ka pas krejt me vështirësi, gjithmonë kanë hequr keq. Askush nuk u’a ka hapur derën. Do i lumi Zot , e kemi ndonjw festë e u ndihmojnë, se ndryshe hiç, ama bash hiç nuk ua hap derën, askush", tha një fqinj.
Motrat e tij rrinë në këto dy dhoma, me dritaret e mbuluara me perde, tërsisht të izoluara nga bota. Agimi vëllau I tyre, nuk pranonte të xhironim motrat e tij, sepse frikesohej për ndonjë veprim të papritur që mund të bënin nga sëmundja që I ka goditur. Ata jetojnë këtu në mes baltës, mykut dhe erës së keqe. Sikur të mos mjaftonin smundjet tjera, motrat e tij të verbëra, nga papastërtija kishin fituar edhe sëmundje në lëkurë.
Agimi dukej fjalëpak dhe nuk ndëgjohej duke u ankuar por gjithmon ishte falenderues që smundja e tij nuk në të njejtin nivel të motrave. Ata nuk marrin as ndihmë sociale nga shteti!
Sa është e vështir Agim të kujdesesh për dy motrat?
"Vështirë nuk e di si ta them sepse askush nuk mund ta kuptojë se sa është e vështirë por është shumë, tepër e rëndë. Si ja dalim, duke na ndihmuar kojshitë. Vetë mundohem. Nuk punoj për shum shkaqe. Nuk jemi mire më shëndet. Për atë edhe nuk mundem. Ekonomija është shumë e dobët, nuk kemi asnjëlloj të ardhure".
Sa vjeqare janë motrat?
"Janë rreth të 40-tave".
Kjo familje ka nevojë jo vetëm për mbështetjen e bamirësve por edhe të institucioneve shtetërore sepse antarët e saj nuk posedojnë asnjë dokument identifikimi. Ata kanë nevojë për shtëpi të re, ushqim, kujdes të vazhdueshëm dhe mbrojtje institucionale të cilat ju kanë munguar gjithë jetën.
FARIJE DAUTI
