Maqedoni

Greqi, debat i ashpër për Maqedoninë dhe qeverinë Tsipras

15.06.2018 16:32

Vazhdon debati në Parlamentin grek pas propozimit të dorëzuar nga Demokracia e Re për votim të mosbesimit të Qeverisë....

Lidhur me përmbajtjen e marrëveshjes, në fokus të deputetëve nga partitë opozitare u gjetën pjesët kushtuar gjuha maqedonase dhe shtetësia maqedonase, ndërsa shumica i kanë komentuar se ta janë “bazë e irredentizmit”. 
 
Mitsotakis, duke paraqitur kërkesën, akuzoi qeverinë se po udhëheq me çështjet ekonomike dhe kombëtare në një mënyrë të rrezikshme dhe pa legjitimitet parlamentar. Marrëveshjen me qeverinë maqedonase, ai  e quajti si marrëveshje  në dëm të interesave kombëtare dhe goditje përfundimtare ndaj grekëve.
 
"Ne kërkojmë një zgjidhje për emrin, kërkojmë stabilitet në Ballkan. Por një gjë e tillë, kërkon një Greqi të fuqishme dhe stabile. Ne këkrojmë një marrëvehsje që nuk dëmton interesat tanë nacionalë. Kam një obligim ndaj popullit grek, që të pengoj këtë marrëveshje. Në këto rrethana, kur qeveria nuk ka besimin e popullit dhe legjitimitet politik të vazhdojë këtë kurs të papërgjegjshëm që ka nisur, Demokracia e re, sipas nenit 84 të Kushtetutës dhe atij 142 të Rregullores së Parlamentit, kërkon mocion mosbesimi ndaj kësaj qeverie", tha Kiriakos Mitcotakis, Kryetar i Demokracisë së Re.
 
Nga SYRIZA në pushtet,  deputetët e mbështetën qëndrimin se zgjidhja është e domosdoshme dhe se marrëveshja është shumë e mirë nga e gjithë ajo që është negociuar në të kaluarën. 
 
"Mocioni i mosbesimit, që ju ngritët kundër qeverisë sime, është i mirëseardhur. Edhe nëse nuk do kishte një gjë të tillë, do të na duhej ta kishim shpikur. Është një dhuratë e vlefshme që ju më jepni në këtë moment kaq kritik. Është mundësi e radhë që të mund të flas me detaje rreth asaj se kush nga çfarë ka hequr dorë, kush ka fituar e kush ka humbur, në këtë histori që na preokupon të gjithëve tashmë 26 vite madje edhe më gjatë se kaq. Sepse që nga 1970-a, kompromiset dhe gabimet e bëra, na kanë sjellë në këtë situatë në të cilën jemi sot", tha Aleksis Tsipras, Kryeministër i Greqisë.
 
Por nga Agimi i Artë kërkojnë intervenimin e ushtrisë që të arrestohet kryeministri, ministri i Mbrojtjes dhe presidentit.
 
“Udhëheqësia politike në vend nuk miraton ligje në interes së kombit, por për interes personal.  I bëj thirrje udhëheqësisë ushtarake në vend ta respektojë betimin e dhënë dhe t’i arrestojë Aleksis Ciprasin, Panos Kamenosin dhe Prokopis Pavlopulsin për kthimin e kësaj tradhtie. Kokat tuaja në Prespë, Kokat tuaja në Prespë", tha Konstatntinos Barbarusis, deputet i Agimit të Artë.
 
Kryetari i Parlamentit kërkoi që asnjë deputet nga Agimi i Artë të mos marrë të drejtën e fjalimit gjatë seancës, “sepse nga Parlamenti grek duhet deri te populli të dërgohet porosi për bashkim, demokraci dhe konfrontim politik thelbësor dhe porosi paralele për dënim të fashizmit dhe shprehësve të cilët dëshirojnë ta krijojnë këtë atmosferë”.
 
Ky sqarim i Vucisit ishte pranuar nga partitë e tjera, me përjashtim të Agimit të Artë.Deputetët e Agimit të Artë, pasi u përjashtuan nga debati, dolën para Parlamentit dhe iu bashkuan grupit të protestuesve që mëngjesin e sotëm po e mbrojnë “karakterin grek të Maqedonisë”.
 
MERAL ISMAILI