MOTI I KEQ

Shkupjanët llogarisin dëmet nga shiu

01.08.2014 11:54

Uji është futur edhe në bodrumet e shumë familjeve në lagjet Serov, Dizhon dhe Gazi Babë......

Shi i rrembyeshem me  erë të fuqishme dhe bubullima  që kaploi dje  Shkupin me rrethine, jo vetëm që shkaktoi kaos nëpër disa rrugë të vendit si dhe panik  tek qytetarët  të cilet ne ato momente janë gjendur jashte shtëpive të tyre, por rreshjet kane shkaktuar dëme të mëdha në shumë lagje. Uji është futur edhe në bodrumet e  shumë familjeve në lagjet Serov, Dizhon dhe Gazi Babë.

“Ka shtëpia që kanë shumë dëme, uji vjen prej Xhon Kenedi, këtu bëhet një lum i hatashëm shkon nga xhamia posht, ka hyrë nëpër shtëpia sic e shihni vet”.

“Dëmi shumë i madh është kanalet kthejnë nëpër shtëpija se janë më posht ndërsa rrugët janë më të larta”

“Ka shumë shtëpi që u është future uji, nëpër obore dhe bodrume ka dëme të mëdha”, ankohen qytetarët.

Kovat, thasët me rërë dhe pompat dhe leckat kanë qenë mjet i vetëm për të parandalur sadopak ujin i cili me hovë është futur në shtëpite e tyre. Për shkak të problemeve me kanalizimin edhe ujrat e zeza janë kthyer thonë banorët.

“Te unë ka bërë dëm, në shekullin e 21 nuk kemi kanalizim, e ka kthyer ujin, është future nëpër bodrume, era e fortë edhe qeramidet I ka thyer dëme të mëdha kemi pasur. Kanalizimi është kthyer dhe uji nuk ka pasur ku të shkoj deri atje posht ka arritur”.

“Uji ka hyrë prej kësaj rrugë, është një rrugicë është mbushur dhe ka dal ka hyrë te unë , e kemi mbushur me peshkira që të mos futet në dhoma”.

“Kanali është posht, këtu është cezma dhe po u mbush uji kthen dhe kanalizimi na futet në shtëpi”.

“Të gjithëve u është future uji, u është kthyer se nuk ka pasur ku të shkoj kanalizimin e kanë vënë vetëm për të thënë se kanë vënë”.

Banorët janë në ankth, ata i frikeson fakti se në qoftëse zgjat moti i keq me shi të rrëmbyeshëm,  nuk do të jenë në gjendje të ruajën gjërat që mezi kanë arritur ti sigurojnë me vite. (Rina Turkeshi Saiti, TVM2)