Projekt rezoluta për Maqedoninë, shenja optimizmi për fillimin e bisedimeve
Në variantin aktual të projekt-rezolutës së Këshillit të Ministrave të BE-së

Në variantin aktual të projekt-rezolutës së Këshillit të Ministrave të BE-së, që do të mbahet më 26 qershor, theksi vendoset në vazhdimin dhe thellimin e reformave urgjente prioritare dhe rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit.
Këshilli i bën ftesë Komisionit Europian që nga afër t’i monitorojë përpjekjet për reforma të IRJM dhe të vlersojë përparimin bazuar në raportin e Komisionit nga konferenca e pare ndërshtetërore. Këshilli i bën thirje Komisionit të fillojë me përgaditjet, qëndron në projekt rezolutë. Javën e ardhshme ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, përsëri do të takohen dhe kryesuesi pritet për të nxjerrë në tryezë një verzion të reviduar, i cili përfshin edhe marëveshjen për emrin që Zaev dhe Cipras duhet të nënshkruajnë këtë fundjavë.
Diplomatët në Bruksel, janë të mendimit që përderisa për momentin nuk ka ngadalësim të procesit, vendimi do të jetë I njejtë si deri tani, pra rekomandim për fillim të bisedimeve me BE-në. Takimi I radhës I ambasadorëve është mjaft i rëndësishëm për të kuptuar se cë cilin drejtim po ecën BE, por vendimi kyc sigurisht që do të merret në takimin e këshillit të ministrave më 26 qershor.
Edhe në Këshill edhe në Komision, thonë se është e epamundur që Maqedonia të mbetet pa një “shpërblim”, për marrëveshjen e arritur me Greqinë, por askush nuk jep garanci të plotë. Gjithsesi burime të larta diplomatike për MIA-n, theksojnë se janë të bindur që Maqedonia do të fitojë dritë të gjelbër për negociata në Qershor.
