Festa e Fitër Bajramit, falja edhe sivjet në bulevardin e Tiranës

15.06.2018 17:36

Besimtarët mysliman festojnë sot një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islam, Fiter Bajramin...

Besimtarët mysliman festojnë sot një nga festat më të rëndësishme në kalendarin islam, Fiter Bajramin.

Pas një muaji agjërimi, qindra besimtarë mysliman në kryeqytet janë falur që në orët e para të mëngjesit në bulevardin e “Dëshmorët e Kombit”.

Në fjalën e tij para besimtarëve, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, ka uruar për më shumë paqe e begati, ndërsa ka bërë apel që të ndalet islamofobia.

Gjithashtu, Gurra ka kërkuar distancimin e besimtarëve mysliman shqiptar nga ekstremizmat e besimit islam, të cilët i ka konsideruar si “mortajë”.