Nënshkrimi i marrëveshjes të dielën, njëra në territorin maqedonas,tjetra në Greqi
Marrëveshja për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë do të nënshkruhet të dielën....

Marrëveshja për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë do të nënshkruhet të dielën konfirmoi Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski.
Sipas tij ngjarja është e ndarë në dy pjesë,prej të cilave njëra do jetë në Greqi dhe tjetra në Maqedoni përderisa koha dhe vendi i nënshkrimit do të bëhen të ditura të shtunën pas orës 18. Boshnjakovski informoi se përshkak të paralajmërimeve për demonstrata , në ditën e nënshkrimit të mnarrëveshjes do të ketë ndalesë për veturat në drejtim të Prespës.
Marrëveshjen do ta nënshkruajnë Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë Nikolla Dimitrov,dhe homologu i tij grek Nikos Kocijas.Në këtë ceremoni do të jenë të pranishëm edhe Kryeministrat e dy vendeve Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras dhe ndërmjetësit të OKB-së Meju Nimic.
Edhe kryeministri Zaev për BIRN ka konfirmuar se Prespa ka qenë propozuar dhe pranuar që në fillim. Ai konfirmoi pjesmarrjen e tij në nënshkrimin e marrëveshjes, bashkë me ministrat e të dy qeverive.
Në ceremoni janë ftuar edhe personalitete të tjera të larta të BE-së dhe OKB-së të cilët i kanë dhënë mbështetje gjithë këtij procesi ka konfirmuar Zaev. Sipas tij, nënshkrimi fillimisht do të bëhet në pjesën greke të liqenit të Prespës, ndërsa takimi zyrtar dhe dreka e dy delegacioneve, do të bëhet në pjesën Maqedonase.
Zaev pret që nënshkrimi i marrëveshjes, të jetë simbol i lidhjes së rajonit dhe më gjerë.
Tashmë marrëveshja për emrin ështëë bërë publike edhe në faqen zyrtare të qeverisë. Marrëveshja parashikon që emri të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut, me përkthim në të gjitha gjuhët, për përdorim të përgjithshëm që do të saktësohet mne anedament në Kushtetutë.
Gjuha- maqedone pa fusnotë e konfirmuar në OKB, kombësia – maqedonase/qytetarë të Maqeëdonisë së Veriut, emri i ri Republika e Maqedonisës së Veriut do të fillojë të përdoret ndërkombëtarisht pasi marrëvehsja me Greqinë të ratifikohet nga të dy parlamentet.
Në planin e brendhsëm emri i ri i vendit do të përdoret pas hapjes së kapitujve për bisedime për antarësim në BE, por jo më së voni se 5 vite nga nënshkrimi i marrëveshjes. Pas ndryshimeve kushtetuese që pasojnë referendumin eventual të suksesshëm në Maqedoni, marrëveshja ratifikohet edhe nga parlamenti grek e më pas ratifikohet edh eprotololli për antarësim të barabartë të maqedponisë në NATo. Që atëherë fillon përdorimi ndërkombëtar i emrit të ri. Kodet mbeten MK dhe MKD. (Flutura Rahimi - Latifi, TVM2)
