Tajvan , plas gazi në kanalizim, 24 të vdekur
Shpërthimi ka lënë 271 persona të tjerë të lënduar , kanë bërë të ditur zyrtarët vendas. Shkaqet e shpërthimeve janë ende të paqarta..........

Nje seri shpërthimesh në një tubacion gazi kanë tronditur qytetin jugor të Kaohsiung në Tajvan, duke vrarë të paktën 24 persona, mes tyre edhe 4 zjarrfikës.
Shpërthimi ka lënë 271 persona të tjerë të lënduar , kanë bërë të ditur zyrtarët vendas. Shkaqet e shpërthimeve janë ende të paqarta. Pamjet tregojnë se qyteti gjendet në kaos total, pasi shumë zona janë përfshirë nga flakët, gjithashtu ka pasur dëme të mëdha në rrugë makina dhe ndërtesa.
“6 persona aktualisht janë në përkujdesje intensive në spitalin tonë, 2 prej tyre janë operuar. Një prej tyre ka frakturë në vertebrën dhe tjetri është me hemoragji cerebrale. Po bëjmë të pamundurën për ti shpëtuar” thonë mjekët e spitait të qytetit.
Dëshmitarët shprehen se është një situatë tejet kaotike dhe shumë e vështirë për t’i ardhur në ndihmë personave të plagosur. Pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve dhe forcave ushtarake, të cilat janë përfshirë në operacion, flakët janë jashtë kontrollit . Kryeministri Jiang Yi-Huah tha se shpërthimet e shumta kanë ndodhur si pasojë e rrjedhje së gazin në sistemin e kanalizimeve. (Ardita Ymeri, TVM2)
