Vazhdon moti i lig, edhe sot shi, përmirësim nga java që vjen

15.06.2018 18:48

Edhe pse dita filloi me diell, gjatë pasdites sërish vendi u përfshi nga rreshje të dendura shiu....

Edhe pse dita filloi me diell, gjatë pasdites sërish vendi  u përfshi nga rreshje të dendura shiu të shoqëruara me erë.

Stuhia, sipas Entit hidrometeorologjik ka lëvizura nga rajoni verilindor ku fillimisht ka përfshirë qytetin e Kumanovës dhe të Shpitit. Të reshurat janë shoqëruar edhe vetëtima, bubullima të mëdha dhe breshër Mot i keq edhe në Shkup.

Mot i njëjtë pritet të ketë edhe gjatë fundjavës me të reshura më të mëdha dhe shi të rrëmbyeshëm. Stabilizimi i motit pritet nga mesi i javës së ardhshme.