Marrëveshja me Shkupin, Kotzias përdor emrin ”Maqedonia e Veriut”
15.06.2018 19:24
Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, filloi të përdorë emrin e ri teksa i referohej Maqedonisë....

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, filloi të përdorë emrin e ri teksa i referohej Maqedonisë.
Në intervistë për një Televizion rus, Kotzias deklaroi se, nga marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për ndryshimin e emrit, fitojnë të dyja palët. Kotzias deklaroi se Greqia nuk do ta pengojë anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO, por përkujtoi se njëra prej pikave kyçe për ratifikimin e marrëveshjes është referendumi i suksesshëm në Maqedoni.
