Polonia në “Guinness”, 1444 persona zhonglim me top për 10 sekonda

15.06.2018 20:32

Ndërsa në Rusi tashmë ka nisur Botërori i Rusisë...

Ndërsa në Rusi tashmë ka nisur Botërori i Rusisë, në Poloni është vendosur një rekord Guinness.

Në Krakov, një qytet në jug të vendit, 1.444 persona të të gjitha moshave u mblodhën në shesh dhe nisën njëkohësisht zhonglimi me top. Ideja ishte që të gjithë personat në shesh të zhonglonin topin e futbollit njëkohësish sa më gjatë që të mundeshin dhe ata e arritën këtë për 10 sekonda.

Rekordi i mëparshëm u vendos në Itali, ku ishin 1406 persona që zhongluan njëkohësisht për pak kohë.