Joseph: Nobel për dy liderët, marrëveshja model për zgjidhjen e konflikteve
Dy liderët që konstribuan në zgjidhjen e kontestit 27 vjeçar mes Maqedonisë dhe Greqisë....

Dy liderët që konstribuan në zgjidhjen e kontestit 27 vjeçar mes Maqedonisë dhe Greqisë, Zaev dhe Tcipras, meritojnë çmimin Nobel për paqe, shkruan profesori Eduard Joseph, një ditë para nënshkrimit të marrëveshjes historike në Prespë.
Sipas tij marrëveshja përmes së cilës, Maqedonia tashmë zyrtarisht do të njihet si Republika e Maqedonisë së Veriut, është më shumë se jë marrëveshje për ndryshimin e emrit, ajo është model për zgjidhjen e konflikteve të identitetit që ndezin konflikte të mëdha jo vetëm në Ballkan, por edhe në botë, shkruan Joseph në tekstin e publikuar nga “ Foring Polisi” .
Sipas tij, marrëveshja sjell rritje të besimit në Bashkimin Evropian dhe në “projektin e plotë perëndimor” të Ballkanit.
“ Ajo që e bënte rastin e Maqedonisë kaq shqetësues, ishte kontestimi i vazhdueshëm i identitetit nga tre fqinjët e saj të mëdhenj e të fuqishëm, Greqia, Bullgaria dhe Serbia. Historia e Maqedonisë me fqinjët është “ e nxehtë” edhe pse ata deklarativisht e njohin, por në një mënyrë ose në një tjetër, fqinjët ia mohonin identitetin. Bullgaria i mohon gjuhën, Serbia i mohon kishën dhe Greqia i mohon tërë identitetin”, shkruan Joseph.
Ai përkujton edhe konfliktin ndëretnik të vitit 2011,që pasoi me ndryshime Kushtetuese. Marrëveshja ende përballet me kundështi të ashpra nga nacionalistët e të dyja vendeve , të cilët i cilësojnë kryeministrat e të dy vendeve, si tradhëtarë. Është e patjetërsueshme në këtë moment, që Tciprasi dhe Zaevi, jo vetëm të marrin mbështetje, por edhe një mirnjohje ndërkombëtare, thotë Joseph. Joseph ju sqaron lexuesve të tij se si Greqia më shumë se njëzet vjet e ka bllokuar Maqedoninë në NATO dhe BE, duke rritur tensionet në rajon. Për këtë, thotë profesori, vizioni i Alexis Tsipras është “e mrekullueshëm”. Marreëveshja sipas tij, do të jetë një goditje për Moskën dhe kundështarët e tjerë në Europë.
“Me antarësimin në NATO, kufijtë e Maqedonisë bëhen të sigurta. Kjo komplikon aspiratat e atyre që duan të gllabërojnë vendet rreth Kosovës fqinje. Marrëveshja paralajmëron përparim edhe për Bosnjën, vend që më në fund mund të hapërojë në fazën e parafundit drejt antarësimit në NATO, duke iu dhënë fund kështu planeve për ndarjen e këtij vendi . ndërsa me orientimin drejt NATO-s dhe BE-së, vendi më i madh i rajonit, Serbia, mund të hedhë tej mardhënien romantike me Rusinë dhe përfundimisht të bëjë aleancë me Perëndimin”, shkruan Joseph.
Nëse iu mbijeton sifave politike, marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë do të jetë model se si me vullnet të mirë, zgjidhen konfliktet në dukje të pazgjidhshme, përfundon Joseph shkrimin e tij. (Flroje Beluli – Kamberi, TVM2)
