Nënshkrimi në Prespë, Zaev: Sillemi si europianë kur me BE udhëheq Ballkani
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar dje nga Strumica se marrëveshja me Greqinë....

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar dje nga Strumica se marrëveshja me Greqinë që do të nënshkruhet të dielën në Prespë , do të dërgojë sinjal për sjellje europiane në kohën kur me “BE-në udhëheq Ballkani”.
“Është e rëndësishme që e gjithë kjo po ndodhë në kohën kur Ballkani po udhëheqë me BE-në, gjegjësisht Bullgaria po udhëheqë BE-në. Veçmas jam i gëzuar që Europës i dërguam sinjal për sjellje europiane, si dhe edhe ne në Ballkan kemi të drejtë të plotë që të jemi pjesë e Evropës” - ka deklaruar kryeministri Zaev.
Sa i përket protestave që po mbahen në kundështim të marrëveshjes së arrritur që i jep fund kontestit 27 vjeçar mes dy vendeve, Zaev ka potencuar se edhe para marrëveshjes me Bullgarinë ishte protesta, por asgjë nuk kanë humbur as Maqedonia dhe as Bullgaria.
