“Ligji për noteriat”, Deskoska: Do të debatojmë, prioritet qytetarët
Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska ka deklaruar se do të debatojë....

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska ka deklaruar se do të debatojë dhe do t’i dëgjoj argumentet si të notarëve ashtu dhe avokatëve rreth Ligjit për noterët, me qëllimin që të gjendet një zgjidhje në interes të qytetarëve dhe të mbrojtjes të sigurisë juridike.
“Para ardhjes sime në Ministrinë e Drejtësisë, ka egzistuar një grup pune për ndryshime ligjore .Është punuar një draft version i cili duhet të shqyrtohet dhe bëhen konsultime. Jam e vetëdishjshme se bëhet fjale për një sferë që është mjaft e ndjeshme , në të cilën interesa të kundërta kanë grupe të ndryshme që punojnë në sferën e drejtësisë. Por qëllimi parësor i Ministrisë së Drejtësisë, do të jetë interesi i qytetarëve dhe ajo që do të thotë siguri juridike. Dua ti dëgjoj argumentet e të dyja palëve dhe vendimet krahasuese, por asnjëri vendim për momentin nuk ka përparsi” – tha ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.
“LIGJI PËR NOTERIAT”, DIMOVSKA: AKTI NOTERIAL TË KTHEHET NË KAPACITETIN E PLOTË
Nga Oda e Notarëve thonë se noterët janë të edukuar për të nënshkruar marrëveshje dhe se nuk duhet t’u merret kjo nga përgjegjësia duke pasur parasysh se ka vetëm 0.02 për qind të akuzave për anulimin e akteve të noterëve.
“Avokatët asnjëhërë nuk kanë qenë të shkëputur nga procedurat para noterëve. Prania e avokatit asnjëherë nuk është ndaluar dhe nuk ka qenë problem. Çdo palë mund të këtë avokat dhe kjo edhe më herët nuk ka qenë e ndaluar, prandaj mendoj se akti noterial duhet të kthehet në kapacitetitn e tij të plotë” – u shpreh nënkryetarja e Odës së Noterëve, Olga Dimovska.
Në periudhën në vijim paralajmërohet rritje e rolit të noterëve në luftën kundër korrupsionit dhe larjeve parash ,ndërsa pritet digjitalizim sa u përket shërbimeve që u ofrohen qytetarëve. (Florija Beluli – Kamberi, TVM2)
