Nënshkrimi i marrëveshjes, Zaharieva: Dritë jeshile për fillimin e bisedimeve
Për Bullgarinë, emri Republika e Maqedonisë së Veriut është i pranueshëm....

Për Bullgarinë, emri Republika e Maqedonisë së Veriut është i pranueshëm. Shefja e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva, deklaron se pas nënshkrimit të marrëveshjes Maqedonia përfundimisht do të mundet që t’i fillojë bisedimet me BE-në më pas do të marrë dhe ftesë për anëtarësim në NATO.
“Bullgaria dëshiron që deri në fund të muajit, të arrihet përfundimisht marrëveshje për anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike. Nuk keni shumë kohë por unë jam e bindur se pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë , nga ana e të dy ministrave të jashtëm, e më pas në prani të dy kryeministrave, eurokomesarit Han dhe Mogerinit më 26 qershor në Këshillit të BE-së, me të cilën udhëheq unë, Maqedonia do të fitojë dritë jeshile në rrugën e saj eurointegruese”, deklaroi Zaharieva, që po qëndron në Shkup në kuadër të festivalit, “One love tour 2018”.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse edhe ajo do të jetë në takimin në Prespë, zaharieva tha se kjo ëhstë një çështje bilaterale midis Greqisë dhe Maqedonisë. Do të marrin pjesë dy komisarë evropianë dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i OKB-së. Potencoi shefja e diplomacisë bullgare.
