Marrëveshjet mes Maqedonisë dhe Greqisë, Kotxias kërkon deklasifikimin e 33 dokumenteve

16.06.2018 17:22

Ministri grek për punë të jashtme Nikos Kocias ka kërkuar deklasifikimin e 33 dokumenteve....

Ministri grek për punë të jashtme Nikos Kocias ka kërkuar deklasifikimin e 33 dokumenteve.

Dokumentet e klasifikuara, janë tregues  se si janë udhëhequr bisedimet mes Maqedonisë dhe Greqisë nga ana e qeverive të mëparshme.

Dokumentet janë nga viti 1992 deri më sot dhe të njëjtat duhet të tregojnë se si kanë qenë propozimet për zgjidhje.

Kërkimi për deklasifikim është miratuar, dhe pritet vetëm publikimi i tyre.