Marrëveshja për emrin, Zaev: Akti, mesazh pozitiv për Evropën

16.06.2018 17:32

Kyeministri Zoran Zaev dhe homologu i tij grek Cipras gjatë paraditës së të dielës do të hedhin firmën....

Kyeministri Zoran Zaev dhe homologu i tij grek Cipras gjatë paraditës së të dielës do të hedhin firmën e tyre në Marrëveshjen e arritur mes dy qeverive për zgjidhjen e kontestit rreth emrit.

Sipas kryeministrit Zaev, ky akt paraqet mesazh për fqinjësi të mirë mes dy vendeve dhe u dëshmon popujve të Evropës Perëndimore se edhe popujt e Ballkanit ndajnë të njëjtat vlera dhe janë pjesë e Evropës.    

“Të dielën do ta nënshkruajmë marrëveshjen, gjithsesi se ky akt do të prcjell mesazhin pozitiv. Më vjen mirë që kjo po ndodh në një periudhë kur Ballkani kryeson me BE-në, Bullgaria kryeson me BE-në, dhe posaçërisht jam i lumtur që edhe Evropës perëndimore i japim mesazhin se edhe ne kemi sjellje evropiane, dhe kemi të drejtë që të jemi pjesë e Evropës.” – tha kryeministri, Zoran Zaev.

DIMITROV: MBYLLIM ÇËSHTJEN E FUNDIT TË HAPUR

Nuk ka obligim më të madh patriotik dhe demokratik nga mënjanimi i problemit që i krijon problem afatgjatë shtetësisë, thotë shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov.

Sipas tij edhe Kuvendi edhe presidenti, do të duhet të mbështesin këtë Marrëveshje nëse qytetarët në referendum thonë –PO.   

“Kemi forca që përpiqen për të ardhmen dhe forca që angazhohen për të shkuarën. Të shkuarën nuk mund ta ndryshojmë por të ardhmen mundemi. Mendoj se është akt i madh, të inkurajuar nga Marrëveshja me Bullgarinë kjo është çështja e jonë e fundit që ka mbetur e hapur dhe, disi, mbaron një fazë e sfidave dhe të panjohurave. Do të jetë shumë me rëndësi që ky akt të hap dyert e BE-së dhe NATO-s, pasi përskaj miqësisë me Greqinë motivet themelore të Maqedonisë janë që të hap dyert dhe të dalë nga dhoma e pritjes ku jemi mbyll para shumë vitesh.” – u shpreh ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov.

BEJLI: NJË FILLIMI TË RI PËR MAQEDONINË 

Nënshkrimi i marrëveshjes për zgjdhjen e kontesti konsiderohet nga SHBA-të si një fillim i ri për Maqedoninë.  

“Është një çast i një fillimi të ri për Repblikën e Maqedonisë, takimi i kryeministrit Zaev dhe Cipras që do të ndodh në fund të javës për të nënshkruar Marrëveshjen për zgjidhjen e çështjes së emrit. Një kontest që ka frenuar progresin e vendit drejt NATO-s dhe BE-së.” – thotë ambasadori i SHBA-ve, Xhes Bejli.

Me Marrëveshjen e kompromisit mes dy qeverive, Maqedonia bie dakord që të ndryshojë emrin në Maqedonia e Veriut, ndërkaq Greqia nuk do ta pengojë vendin në procesin eurointegrues.

Marrëveshja do të hyjë në fuqi vetëm pasi të ratifikohet nga parlamentet e dy vendeve përkatëse. Në Maqedoni, sipas të gjitha gjasave, ratifikimit  do t’i paraprijë referendum. (Shpëtim Nuredini, TVM2)