Koncert folklorik në kuadër të javës së kulturës në Kërçovë
Java kulturore e Kërçovës që organizohet nga shoqata “Kul”t, do të mbyllet me koncertin e madh që do të mbahet në kalanë e Kërçovës me yjet e estradës shqiptare: Enkelejda Arifi, Redon Makashi, Miranda Hashani, Agim Poshka, Nexhat Suma, Arif Aliu .......

Mbrëmja e parafundit e javës kulturore kërçovare iu kushtua folklorit ku në pallatin e kulturës u mbajtë një koncert madhështor me Shoqërinë Kulturore Artistike “Bilbilat” nga Vlora si dhe artistët e skenës Enkelejda Arifi dhe Hysni Alushi të cilët u mirëpritën nga publiku i pranishëm në sallë.
Anëtarër e ansamblit Bilbilat paraprakisht u pritën nga kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari i cili i njoftoi mysafirët me të kaluarën e shqiptarëve të Kërçovës si dhe me projektet kulturore që realizohen me mbështetjen e komunës.
Ndërkaq anëtarët e ansamblit Bilbilat u shprehën se ndjehen të privilegjuar që ndodhen në Kërçovë për të dhënë kontributin e tyre në realizimin e javës kulturore kërçovare.
Java kulturore e Kërçovës që organizohet nga shoqata “Kul”t, do të mbyllet me koncertin e madh që do të mbahet në kalanë e Kërçovës me yjet e estradës shqiptare: Enkelejda Arifi, Redon Makashi, Miranda Hashani, Agim Poshka, Nexhat Suma, Arif Aliu si dhe solistët e njohur të rrethit të Kërçovës. (Shaban Dalipi, TVM2)
