Nënshkrimi i Marrëveshjes, VMRO fton qytetarët në protestë
Në prag të nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë, VMRO DPMNE...

Në prag të nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë, VMRO DPMNE fton qytetarët në marshin protestues që do të mbahet të dielën në Manastir, me fillim në orën 13:30. VMRO DPMNE konsideron se Marrëveshja rrezikon identitetin dhe rënon suverenitetin e Repubublikës.
ARSOVSKI: MARRËVESHJA, AKT I KAPITULIMIT
“Dje, edhe Komiteti qëndror I VMRO DPMNE-së morri qëndrim se bëhet fjalë për një marrëveshje shumë të dëmshme, e cila është në kundërshtim absolut me interesat shtetërore dhe kombëtare të Republikës së Maqedonisë. Akt i humbjes dhe vepër kapitulimi e Zoran Zaevit. Kjo marrëveshje është rezultat i amatorizmit diplomatik që ka LSDM. Marrëveshja, vetvetiu shpërfaq kërkesat maksimaliste greke.” – tha zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Dimçe Arsovski.
Sipas VMRO DPMNE-së, një Marrëveshje e tillë parasheh ndryshime kushtetuese që kanë të bëjnë me identitetin e shtetit dhe popullit. Kjo është një marëveshje me të cilën rrënohet suvereniteti i Republikës së Maqedonisë, - theksoi Arsovski duke shtuar se VMRO do të shfrytëzojë të gjitha metodat demokratike për të penguaj këtë marrëveshje. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
