LSDM: Marrëveshja në përputhje me interesat kombëtare
16.06.2018 19:34
LSDM kërkon që VMRO të mbështesë marrëveshjen që i jep fund mosmarrëveshjes....

LSDM kërkon që VMRO të mbështesë marrëveshjen që i jep fund mosmarrëveshjes 25 vjeçare që ka fundosur Maqedoninë.
Marrëveshja nuk është një goditje ndaj së drejtës për vetëvendosje, siç pretendon VMRO-DPMNE. Traktati garanton dhe forcon identitetin maqedonas dhe askush nuk do ta mohojë më. E gjithë bota demokratike jep mbështetje të fuqishme për zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje të gjatë. Edhe Partia Popullore Evropiane , e mirëpret Marrëveshjen dhe bën thirrje për dakortës nga të gjitha partitë politike” thuhet në komunikatën e LSDM-së.
