Vuloset marrëveshja, fillon zgjidhja e kontestit 27 vjeçar mes Maqedonisë dhe Greqisë

17.06.2018 12:59

Shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias.....

Ka përfunduar me buzë në gaz dhe përqafime konflikti 27 vjeçar për çështjen e emrit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Shefat e diplomacive të Maqedonisë dhe të Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, në Psarades, vendosën nënshkrimet e tyre në marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit të Maqedonisë dhe të Greqisë për emrin dhe partneritetin strategjik.

Pas tyre, marrëveshjes i dhanë përkrahjen e plotë kryeministrat Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, në praninë edhe të mbështetësve ndërkombëtarë të saj, ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic, Shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogerini, komisionarit për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Hahn, Rozmari Di Karlos, përgjegjëses për çështje politike e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh, si dhe diplomat nga më shumë vende perëndimore.

Sipas kësaj marrëveshje nga sot Maqedonia do të njihet me emrin Maqedonia e Veriut. Marrëveshja zgjidh kontesti 27 vjeçar, qw nw fakt whstw mw i gjatw se kaq, apo siç kanw pwrkujtuar shpesh nga opozita greke, wshtw njw konflikt qw ka nisur nga Tito dhe stalini, nw formimin e shtetit tw Maqedonisw nw kuadwr tw ish federatws jugosllave, zhbllokon procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, dhe normalizon raportet mes dy vendeve, që shpesh herë janë përcjell edhe me tensione dhe bllokada ekonomike.

Dhe kjo u potencua edhe nga dy kryeministat që e vlerësuan marrëveshjen si akt historik dhe patriotik, si një  marrëveshje jashtëzakonisht të rëndësishme për mardhëniet mes dy vendeve dhe për të ardhmen europiane të Maqedonisë.

“Kjo është një marrëveshje patriotike mes dy popujve. Me këtë zgjidhet një kontest shumëvjeçar, forcon besimin mes dy vendeve dhe popujve…Marrëveshja do të hapë edhe një faqe të re në zhvillimin ekonomik mes dy shteteve. Duam të bëjmë një hap për të harruar plagët e të kaluarës, jo vetëm për vendet tona por edhe për Evropës për të shkuar përpara për një ardhmëri më të mirë. Kjo marrëveshje do verë themelet e një epoke të re. Unë me Zaevin vendosëm të tejkalojmë vështirësitë. Dua të falënderoj OKB-në dhe Nimicin që 25 vijet u përpoq të zgjidh këtë çështje. Nuk mund të ndodhte në një moment më të mirë, sepse sot është ditëlindja e Nimicit“ – tha kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras.

“Tre dekada ishte e hapur çështja e emrit, tre dekada ankth dhe brenga për ne, tre dekada me frikë nga e panjohura. Prandaj ne gjetëm zgjidhje. Sot ne jemi këtu për të festuar marrëveshjen. Mësuam se duhet të marrim mësim nga historia dhe jo ta përsërisim atë. Kur ka paqe në vende, ashtu do të jetë edhe bota. Ndërtojmë ardhmëri nga themelet e së kaluarës. U nisëm për të gjetur zgjidhje, për zgjedhje dinjitoze dhe të pranueshme për të dyja palët, dhe arritëm zgjidhje. Në themelet e së kaluarës po ndërtojmë të ardhme”.

“Çfarë fitojmë me këtë marrëveshje?! Marrëveshja na solli inkurajim dhe aspirim për besim më të madh mes dy vendeve, për nismë të cilat me siguri do të sjellin jetë më të re për qytetarët e dy vendeve. Zgjidhja dhe procesi nëpër të cilin kaluam na solli mik. Mik, për të cilin deri dje dikush në rrethin tonë na bindte se është armik i papajtueshëm. Ndërtojmë miqësi me Greqinë. Do të jemi partner dhe aleatë. Ata do të jenë mbështetësit tanë. Së bashku trasojmë rrugë për partneritet strategjik për përfitime për qytetarët e të dy vendeve. Në rajon kemi realitet të ri. Së bashku krijojmë, në bashkësi rajonale, familje të fokususar në njerëzit, në qytetarët”.

”Me nënshkrimin e marrëveshjes po zhvendosim edhe malet, sot po i japim fund një kontesti, dallimeve shumëvjeçare që kishin ngritur mure mes dy shteteve”.

“Kemi humbur shumë, por ne pas shumë përpjekjesh arritëm marrëveshje të dinjiteshme për ndërtimin e miqësisë. E kaluara na ka mësuar shumë, duhet të mësojmë nga e kaluara dhe jo ta përsërisim. Ne po ndërtojmë të ardhmen, marrëveshja na inkurojon për besim më të mëdh mes dy vendeve dhe jetë më të mirë. Mes dy popujve tanë po ndërtojmë miqësi me Greqinë. Ajo do të jetë mbështetëse e jona për proceset në vazhdim. Kjo marrëveshje do të forcoj paqen dhe sigurinë jo vetëm në vendet tona por edhe më gjerë. Me këtë marrëveshje qytetarët do të kenë perspektivë më të mirë si dhe do të forcohet miqësia dhe siguria në rajon” – tha kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, dy delegacionet kaluan në pjesën e territorit të Maqedonisë në një drekë solemne me mesazhe për paqe, fqinjësi të mirë dhe siguri në rajoni. Dhe kjo marrëveshje  nw fakt është ogur i mirë edhe për Shqipërinë e cila tashmë duhet të zgjidhë konfliktin e kufirit detar me Greqinë.

Marrwveshja u pwrshwndet edhe nga Kryeministri bullgar Bojko Borisov .

“Marrëveshja për çështjen e emrit e hap rrugën e Republikës së Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s. Bullgaria gjithmonë e ka përkrahur fqinjin tonë në këtë rrugë. Më e rëndësishme është që qytetarët e të gjitha vendevetë Ballkanit të kuptojnë se kjo marrëveshje nuk do të çojë në pretendime territoriale ose probleme në të ardhmen, përkundrazi – kjo do të na ndihmojë të jetojmë së bashku më mirë”, shkruan Borisov.

Marrëveshja kundërshtohet opozita në të dyja vendet të cilat vlerësojnë se ajo  rrënon interesat kombëtare. Blloqet opozitare në Maqedoni dhe Greqi, mbajtën protesta për të kundështuar atë që po ndodhte në Prespë.