EKONOMI

Banka Popullore promovoi monedhat për koleksion

01.08.2014 14:03

Banka popullore e Maqedonisë, sot promovoi paratë e reja të farkëtuara për qëllime koleksionuese. Banknotat në të ardhmen do të mbajnë shenjën e Shën” Cirili dhe Metodi” ,”Luanit” dhe “Virgjëreshës”.........

Banka popullore e Maqedonisë, sot  promovoi paratë e reja të farkëtuara për qëllime koleksionuese. Banknotat në të ardhmen do të mbajnë shenjën e Shën” Cirili dhe Metodi” ,”Luanit” dhe “Virgjëreshës”.

Paratë para së gjithash, do të jenë për tregun evropian por në rast interesimi prej vendorëve ,do të shiten edhe në tregun vendor,thotë guvernatori i Bankës Popullore Dimitar Bogov. Ai gjithashtu  potencon se shën “Cirili dhe Metodi “,me ngjyrë argjendi dhe ari është punuar në dy madhësi prej gjysëm kg,e cila kushton 49 mijë denarë, një unc ka vlerën prej 3.800 denarë nëse është në paketim luksoz ,ndërsa 3.450 denarë nëse është në paketim të thjeshtë.

“Luani dhe virgjëresha do të shiten nga 2.700 denarë.Gjithsej janë të punuara 12 monedha, secila ka nga 50 shembuj,dhe tani për tani mund të blihen në bankën popullore. Aktiviteti për përpunimin e parave të farkëstuara ka filluar para dy vitesh ,monedhat janë para së gjithash të përgaditura për tregun evropian, por nuk përjashtohet mundësia që ato të shiten edhe në tregun vendor, të cilat ende janë duke u testuar nga ana e Bankës Popullore” deklaroi  Bogov.

Partner të Bankës Popullore për plasmanet e monedhave për Evropë është Interneshënal Koin Haus nga Zvicra. Sipas Bogov, mendohet edhe për shitjen e parave edhe në SHBA, pasi në Bankën Qëndrore është paraqitur një i interesuar nga Amerika.

Monedhat me shenjat e horoskopit ,janë të punuara me propozim të shtëpisë zviceriane, ndërsa shën “Cirili dhe Metodi” është sugjerim i Bankës Popullore. (Vlora Latifi - Topojani, TVM2)