Nënshkruhet marrëveshja, hapet rruga europiane për R. e Maqedonisë së Veriut

17.06.2018 14:53

Maqedonia dhe Greqia fillojnë një erë të re në marrëdhëniet dypalëshe....

Maqedonia dhe Greqia fillojnë një erë të re në marrëdhëniet dypalëshe. Ministrat e jashtëm të dy vendeve përkatëse dhe ndërmjetësuesi i OKB-së, në prani të kryeministrave, nënshkruan Marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit rreth emrit.

Akti u cilësua si historik dhe shembull i mirë për gjithë botën demokratike se s’ka problem të pazgjidhshme nëse ka vullnet dhe vizion.

ZAEV: MARRËVESHJA, INSPIRIM PËR TË ARDHMEN

Gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes, kryeministri Zoran Zaev tha se akti solemn paraqet kulmin e përpjekjeve dhe shpreh përkushtimin për të gjetur zgjidhje në interes të së ardhmes së qytetarëve të dy vendeve.

“U nisëm për të gjetur zgjidhje, për zgjedhje dinjitoze dhe të pranueshme për të dyja palët, dhe arritëm zgjidhje. Në themelet e së kaluarës po ndërtojmë të ardhme”.

Çfarë fitojmë me këtë marrëveshje?!Marrëveshja na solli inkurajim dhe aspirim për besim më të madh mes dy vendeve, për nismë të cilat me siguri do të sjellin jetë më të re për qytetarët e dy vendeve. Zgjidhja dhe procesi nëpër të cilin kaluam na solli mik. Mik, për të cilin deri dje dikush në rrethin tonë na bindte se është armik I papajtueshëm. Ndërtojmë miqësi me Greqinë. Do të jemi partner dhe aleatë . Ata do të jenë mbështetësit tanë. Sëbashku trasojmë rrugë për partneritet strategjik për përfitime për qytetarët e të dy vendeve. Në rajon kemi realitet të ri. Sëbashku krijojmë, në bashkësi rajonale, familje të fokususar në njerëzit, në qytetarët.” – tha kryeministri, Zoran Zaev.

Pas aktit në nënshkrimit dy vendet i presin edhe shumë punë.

“Të hapin kufinjtë për bashkëpunim me fqinëjt dhe jo për rivalitet dhe tensione. Të thirremi në vlera te BE-së dhe të ndihmohemi si fqinjë.”- tha Zaev, duke paralajëmruar bashkëpunimin në fushën e  sigurisë, bashkëpunim më të fuqishëm ekonomik dhe zhvillim dhe rritje më të madhe.

“Kemi obligim të lehtësojmë tregtinë, investimet dhe qarkullimin e njerëzve dhe përparimit teknologjik.” -theksoi ndër të tjera Zaev.

TSIPRAS: ERDHI KOHA PËR KËNGË TË LUMTURA NË BALLKAN

Edhe kryeministri grek Aleksis Tsipras e quajti marrëveshjen, si akt historik ku të gjithë palët ndihen fitimtarë.  Gjendemi këtu që të dy të kryejmë detyrën tonë patriotike, tha Tsipras duke ftuar popujt e dy vendeve që të lexojnë me kujdes dhe pa paragjykime Marrëveshjen dh eta mbështesin atë.

“Po marrim një hap historik, që në të ardhmen të ketë vetëm fitimtarë dhe rruga për paqë, bashkëpunim dhe zhvillim po trasohet”.

Sot gjendemi këtu duke e shikuar në sy historinë e popujve tanë, gjendemi këtu që të dy të kryejmë detyrën tonë patriotike. Me mund arritëm deri te marrëveshja e pranueshme për të dy palët, e cila tërësisht i respekton parimet themelore dhe vlerat e dy palëve, marrëveshje e cila sot na lejon t'u drejtohemi qytetarëve të të dy vendeve, t'i shikojmë në sy dhe t'u bëjmë thirrje ta lexojnë dhe përkrahin pa paragjykime. Nëse shpirti i çdo popullit është historia e tij, atëherë në marrëveshjen tonë janë pasqyruar shpirtrat e dy popujve”.

“Sot këtu në Prespë fillojmë të shkruajmë një këngë të re të lumtur. Erdhi koha që sërish të këndojmë këngë të lumtura në Ballkan, e sot bëhet hapi i parë i guximshëm në këtë drejtim.Një këngë të tillë të re fillojmë të shkruajmë këtu në Prespë. Qëllimi ynë është që kjo këngë e gëzimit të këndohet shumë shekuj dhe nga shumë gjenerata të ardhshme, në gjuhën tonë dhe në gjuhën e juaj, në vendin tonë dhe në vendin e juaj, nga populli ynë dhe nga populli i juaj. Këngë e cila do ta festojë paqen” – tha kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras.

NIMIC: SHEMBULL SE KU KA VULLNET, KA EDHE ZGJIDHJE

Ndërkaq, ndërmjetësues Nimic, tha se angazhimi itij shumëvjecar në zgjdihejn e këtij kontesti përfundon këtu, por rikujtoi kreyministrat e dy vedneve për obligimet që dalin nga marrëveshja.

“Besoj se kjo marrëveshje udhëheq interesat strategjike të të dy vendeve. Ishte kënaqësia ime dhe nder që të punoj, të ndërmjetësojë dhe tani të nënshkruaj këtë marrëveshje dhe të punojë nga afër me ministrin Dimitrov dhe Koxias. Procesi ishte i gjatë dhe i vështirë por mendoj se puna në këtë problem për një kohe të gjatë rezultoi në një marrëveshje korrekte, të ndershme dhe funksionale jo vetëm për marrëdhëniet me dy vendeve, pot ësht ënjë shembull për rajonin, për Evropën dhe Botën se dy fqinj mund të zgjidhin një problem nëse me të vërtetë punojnë në të.” – u shpreh ndërmjetësuesi special i OKB-së, Metju Nimic.

Në ceremoninë solemne morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të BE-së, OKB-së dhe gazetarë të shumtë. Dy kryeministrat u quajtën miq, duke e vlerësuar nënshkrimin e marrëveshjes si datë historike dhe ftuan  kundërshtarët e Marrëveshjes në të dyja shtetet që të evitojnë ksenofobinë dhe frikën, pasi këto nuk janë vlera evropiane. (Shpëtim Nuredini, TVM2)