Kadastra me shërbime dhe çmime të reja
Krahas parashtrimit të kërkesës në formë elektronike, tani e tutje Kadastra në formë elektronike do të japë edhe fletpronësitë.........

Krahas parashtrimit të kërkesës në formë elektronike, tani e tutje Kadastra në formë elektronike do të japë edhe fletpronësitë.
Për këtë shërbim qytetarët do të duhet të paguajnë 150 denarë dhe siç bëri të ditur Drejtori i Kadastrës Sllavçe Tërpevski, nëse qytetarët dëshirojnë përveç në formë elektronike, fletpronësinë kadastra do të ua dërgojë edhe me postë në shtëpi në formë të shkruar. Ai njëherit bëri të ditur se prej 18 gushtit qytetarët do të paguajnë çmime më të ulëta për shërbimet gjeodeziko kadastrale.
“Çmimet në këtë çmimore janë më të ulëta nga më parë për 16, 1 për qind. Te prodhimet që janë në formë elektronike, ulja e çmimeve është 19 presje 3 përqind, ndërsa çmimet që janë në fomë letre ulja mesatare është 14 presje 5 %”" - tha Sllavçe Tërpevski , Drejtori i Kadastrës.
Poashtu për elaboratet gjeodezike për legalizimin e objekteve deri në 100 metra katrorë është bërë ulje për 10 përqind, ndërsa për ato prej 100 deri në 300 metra ka ulje për 8 përqind. Në çmimoren e shërbimeve gjeodeziko kadastrale ka gjithsejt 154 produkte nga të cilat 88 jepen në formë elektronike dhe 66 në letër. (Gyltene Sinani, TVM2)
