Mogerini-Hahn: Hap historik, vendosët model për gjithë Botën

17.06.2018 15:34

Nënshkrimi i Marrëveshjes mes Shkupit dhe Athinës është cilësuar si hap historik....

Nënshkrimi i Marrëveshjes mes Shkupit dhe Athinës është cilësuar si hap historik dhe model me përmasa botëro për zgjidhjen e kontesteve dypalëshe. Përfaqësuesja e lartë e BE-së Frederika Mogerini, tha se përkundërs skepticizmit në këtë procesi arritja e marrëveshjes do të jetë inspirim për shumë vende të rajonit që të marrin hapa të mënçura dhe kurajoze.

“Është një ditë historike. Më kujtohen hapat e parë e këtij negocimi mes dy kryeministrva ehde ministrave të jashtëm dhe dua t’I falënderoj në emrin tonë për punë e vështirë që kanë bërë. Shumë njerëz ishin skeptic për mundësinë për të arritur një marrëveshje me interes për të dyja palët. Ne jemi këtu falë përkushtimit, kurajos dhe lidershipit të dy kryeministrave dhe ministrave të jashtëm. BE dhe ne të dy, personalsiht, kemi shoqëruar këtë proces hap pas hapi. Dhe jemi këtu, parasëgjithash të falënderojmë të dyja palët pasi ata na bëjën krenar ne evropianëve për kapacitetin për të gjetur, përmes diplomacisë dhe dialogut një zgjidhje fitues-fitues për një problem disa dekadësh.” – u shpreh Federika Mogerini, përfaqësuese e lartë e BE-së.

Sipas Mogerinit, marrëveshja e bën Evropën më të paqtë, më të bashkuar dhe hap rrugën për gjithë rajonin dhe Ballkanin.

“Kjo marrëveshje i tregon mënyrën Evropës dhe pjesës tjetër të botës se çdo problem është i zgjidhshëm pozitivish përmes lidershipit, kurajos dhe dialogut”.

Mogerini por edhe eurokomisari Johanes Han besojnë që Këshilli Evropian pas dy javë do të merr vendim për fillimin e bisedimeve. Pasi siç thanë Maqedonia ka shënuar rezultate të cilat janë konstatuar nga KE pak muaj më pare ndërsa akti sotëm jep mesazh edhe më të fuqishëm.

“Është një ditë historike por dua të shtoj që qytetarët e Maqedonisë së Veriut e miritojnë që të kenë një mundësi që të kenë një perspektivë të qartë euroatlantike dhe jam i bindur se për dy javë vendet anëtare të BE-së do të japin përgjigje positive për këtë perspektivë evropiane dhe pas kësaj duhet të marrim hapat e reja, pasi ky paraqet fundin e një udhëtimi por edhe fillimin e një udhëtimi tjetër dhe çdo gjë çon drejt integrimit evropian” – tha Komisioneri për zgjerim, Johanes Han.

Kontesti rreth emrit ishte pengesa kryesore në procesin eurointegrues të Maqedonisë. Me nënshkrimin e marrëveshejs pritet zhbllokimi këtij procesi dhe çelja e bisedimeve për anëtarësim. (Shpëtim Nuredini,  TVM2)