Nënshkrimi i marrëveshjes, filluan urimet nga fqinjët, jehonë edhe në media
Marrëveshja u përshëndet nga zyrtarë të vendeve të tjera si marrëveshje për fqinjësi të mirë....

Marrëveshja u përshëndet nga zyrtarë të vendeve të tjera si marrëveshje për fqinjësi të mirë që do të shpie në zgjidhje të problemit shumë vjeçar. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përshëndetur marrëveshjen në llogarinë e tij në Twiter.
“Marrëveshja e nënshkruar sot me kryeministrave Zaev dhe Cipras përbën një kontribut të madh në përmbylljen e paqes në rajonin tonë. Integrimi euroatlantik i Maqedonisë është mirë edhe për Kosovën” – shkruan Thaçi.
Edhe Parisi zyrtar e përshëndeti marrëveshjen e realizuar.
Sipas Ministrisë së jashtme të Francës ky është një dallim i madh nga i cili do të kenë dobi të dyja palët. Ata shprehen optimist se marrëveshja do të zbatohet pa problem dhe shumë shpejt të hyj në fuqi.
Marrëveshja është sot edhe temë qëndrore e mediave të rajonit si dhe atyre botërore. Mediat shqiptare shkruajnë se është nënshkruar marrëveshje historike, me të cilën i është dhënë fund çështjes shumëvjeçare të emrit me të cilën Maqedonia tashmë do të njihet si Republika e Maqedonisë së Veriut.
Mediat serbe transmetuan lajmin me titujt: Historike, nënshkruhet marrëveshja, Moment historik mes Greqisë dhe Maqedonisë.
Mediat bullgare kanë informuar thuajse pa komente, lajmin është nënshkruar marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë duke cituar deklaratat e kryeministrave dhe urimin e Borisovit.
Në mediat e huaja, ngjarja u përcoll nga BBC, Rojters, France Pres, Associated Press dhe Ëashington Post . Kjo e fundit përmend edhe protestat në anën greke të Prespës. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
