Shqipëri, nisin punimet për “Rrugën e Arbërit”

17.06.2018 16:54

Nisin punimet për “Rrugën e Arbrit”, e cila do ta shkurtojë lidhjen e Klosit me Tiranën....

Nisin punimet për “Rrugën e Arbrit”, e cila do ta shkurtojë lidhjen e Klosit me Tiranën në më pak se 30 minuta e të Bulqizës në më pak se 40 minuta.

Kryeministri Rama u shpreh gjatë fjalës së tij se qeveria “Berisha” i ka mbajtur peng për vite me radhë shqiptarët, duke mos e realizuar projektin.

Ndërkaq në fjalën e tyre, kryetari i Komunës së Dibrës së madhe Ruzhdi Lata dhe ai i Strugës Ramiz Merko thanë se Rruga e Arbrit i afron më tepër Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Kyeministri Rama u shpreh gjatë fjalës së tij se rruga do të mbarojë brenda këtij mandati qeverisës. Sipas projektit përfundimtar është parashikuar që kjo rrugë të jetë 69 kilometra, duke e nxjerrë Dibrën nga izolimi shekullor. (Luljeta Ndoka,  TVM2)