SASHK

SASHK: Protestuam edhe pse donin të na ndalojnë

01.08.2014 14:19

Vetëm dhjetë minuta u dëgjuan fishkëllima dhe valuan flamuj të sindikatit dhe më pas protesta përfundoi..

Protesta e SASHKUT filloi  në mënyrë simbolike në  ora 5 në 12 për shkak të injorimit të kërkesave të kuadrit mësimdhënës.Vetëm dhjetë minuta u dëgjuan fishkëllima dhe valuan flamuj të sindikatit dhe më pas  protesta përfundoi.

Disa prej profesorëve të cilët vendosën të flasin para objektivit të kamerës sone, sqaruan se kishte presione të mëdha për të penguar daljen në protesta.

“Ky numër është kaq i vogël për shkak të presionit të bashkësive lokale, shkollave drejtorëve,njerëve direkt nga Ministria e kështu me rradhë”, - tha Ilirian Cavolli, Nënkryetar i SASHK ut.

“Protestohet për rroga një kohë të gjatë nuk janë rritur,protestohet për testimin ekstern i cili plotësisht ka dështu, preotestohet edhe për gjëra tjera e shihni në cfarë gejndje ka ardhë arsimi”, tha një prej arsimtarëve protestues.

Komiteti i Helsingut ashpër reagoi ndaj sjelljeve të policisë për legjitimimin e profesorëve që protestonin.

“Ne gjithsesi do të shprehim qëndrimin tonë sepse pothuajse cdo protest publik i qytetarëve që ndodh MPB ja i tejkalon autorizimin e saj të pengojë protestin e qytetarëve. Ose nuk lejohen të shkojnë deri tek vendi ku protestojnë ose legjitimohen nga policët dhe ky legjitimin i protestueve nuk lejohet në asnjë menyrë”, -  tha Uranija Pirovska, Drejtoreshë e Komitetit të Helsinkut.

Protesta e sotme ka karakter paralajmërues deri tek autorietet thonë nga SASHK u, duke shtuar se nëse nuk respektohen kërkesat e tyre do të mbahet grevë gjenerale me fillim nga 1 Shatori. (Flutura Rahimi, TVM2)