Tërmet në Japoni, tre të vdekur, 200 të lënduar
Një tërmet i fuqishëm në Osaka të Japonisë la të vdekur të paktën 3 persona...

Një tërmet i fuqishëm në Osaka të Japonisë la të vdekur të paktën 3 persona, përfshi një fëmijë, dhe lëndoi më shumë se 200 të tjerë.
Një vajzë 9-vjeçare mbeti e pajetë, pasi i ra sipër muri i shkollës. Një burrë i moshuar mbeti gjithashtu viktimë e rrëzimit të një muri, ndërsa një tjetër mbeti i bllokuar nën rrënojat e shtëpisë së tij. Aeroportet në zonën e prekur u mbyllën për disa orë, u ndërprenë edhe hekurudhore dhe puna në fabrika.
Lëkundja me magnitudë 6.1 nuk ishte gjithsesi aq e fuqishme sa për të shkaktuar një alarm për cunami, ndaj dhe impiantet bërthamore pranë zonës vijuan punën normalisht. Tërmeti ra pak përpara orës 8 të mëngjesit, në veri të qytetit.
Shumë njerëz u bllokuan në ashensorë dhe rrugët pësuan sërish disa gropa “thithëse”. Rreth 170 mijë shtëpi mbetën pa energji elektrike, ndërsa furnizimi me gaz iu ndërpre mbi 100 mijë shtëpive. Tërmeti me magnitudë 6.1 sipas shkallës matëse në Japoni, nga Shërbimi Gjeologjik amerikan u raportua si i magnitudës 5.3.
