Botë

Holandë, makina godet turmën, 1 i vdekur, 3 të lënduar

18.06.2018 12:15

Një automjet ka goditur 4 persona në përfundim të një festivali muzikor në Holandë, në orët e para të mëngjesit të sotëm....

1 person mbeti I vdekur dhe 3 të tjerë u lënduan, përpara se autori  të arratisej nga vendngjarja. Drejtuesi i mjetit, i përshkruar nga raportimet në medie si një minifurgon i vogël i bardhë, është shpallur në kërkim nga policia.
 
Incidenti ndodhi në të ashtuquajturin “Pinkpop”, një festival 3-ditor i mbajtur në Landgraaf në jug të vendit, rreth orës 4 të mëngjesit. Ende nuk dihet me saktësi nëse përplasja ishte e qëllimshme apo aksidentale. Për kërkimet në lidhje me minifurgonin “Fiat Doblo” dhe drejtuesin e tij janë vënë në dispozicion edhe policë belgë e gjerman.
 
Furgoni, sipas dëshmitarëve kishte targa holandeze. Në festival, merrni pjesë dhjetëra mijëra fansa, që kishin ardhur për të dëgjuar performancën e këngëtarit Bruno Mars. Disa prej të apasionuarve kishin ngritur edhe kampe për të qëndruar gjatë natës në vendngjarje.