Maqedoni
Marrëveshja me Greqinë, ASHAM: Nuk na konsultuan, mendimi ynë s’ka ndikim
18.06.2018 14:38
Akademikja Katica Kulavkova e vlerëson marrëveshjen e arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë që sipas saj...

Akademikja Katica Kulavkova e vlerëson marrëveshjen e arritur mes Maqedonisë dhe Greqisë që sipas saj, zgjidhi kontestin shumëvjecar, por përshirja e ASHAM-it tashmë është vetëm e formës post festum, pa ndonjë ndikim, thotë Kulavkova që ankohet se akademikët nuk u konsultuan.
"Dua ti them qeverisë, se marrëveshje të tilla, si me Bullgarinë edhe tani me Greqinë, parpaprikisht duhet ti jepen në shqyrtim opinionit shkencor dhe ASHAM-it që të shprehemi në detaje, dhe më pas të nënshkuhet dhe jo të flasim post festum kur ne nuk mundemi më të ndikojmë", tha Katica Kulavkova, Akademike.
Profesoresha Jovanka Kepevska, thotë se Greqia i arriti qëllimet e saj dhe tashmë, maqedonasit mbetën maqedonas vetëm në sferën private.
"Për fat të keq kemi mbet maqedonas vetëm në sferën private, dicka e papranueshme dhe që ka kaluar të gjitha kufijt në negociata, që nuk duhet të ishin negociata por komunikime, në të cilat palët duhet të bindeshin në qëndrimet e tyre", tha Jovanka Kepevska, profesore në universitet.
Akademikët pajtohen gjithsesi se për shkak të historive të ndryshme të popujve të Ballkanit, nevojitet dialog konstruktiv për tejkalimin e problemeve. ASHAM nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Akademine e Shkencave të Bullgarisë. Akademikët vlerësojnë se problemet kapërcehen me dialog.
"Nuk është thjesht marrëveshje dypalëshe, por është marrëveshje e një rëndësie të vecantë, sepse qartëson zgjidhjen e dy shteteve për të ndërtuar marrëdhënie të miqësisë, ti zgjidhin cështjet e hapura mbi standartet dhe vlerat evropjane, si dhe për faktin se hap rrugën drejt NATO-s dhe BE-së", tha Taki Fiti, kryetar i ASHAM –it.
"Duhet së bashku të kërkojmë mundësi për tejkalimin e problemeve përmes dialogut konstruktiv dhe të sinqertë, në atmosferë të besimit dhe me mirëkuptim të përbashkët", tha Vasil Nikollov, nënkryetar i Akademisë së Shkencave të Bullgarisë.
Në fundjavë, ne Ohër do të formohet grup ndërakademik I përbërë nga pesë anëtarë nga të dy akademitë, që do të ndihmojnë në realizmin e obligimeve që dalin nga marrëveshja.
NERMIN MULAKI
