Maqedoni

Shkollat profesionale me apel: Bëni përzgjedhjen që ofron perspektivë

18.06.2018 15:24

Në të gjitha shkollat e mesme në vend , ka filluar regjistrimi i nxënësve për vitin shkollor 2018/ 2019...

Edhe pse përqëndrimi i nxënësve bëhet kryesisht në gjimnaze apo shkollat e ekonomisë dhe mjekësisë, shkollat profesionale vazhdojnë apelet për nxënësit, që të zgjedhin drejtime që u ofrojnë pespektivë për punësim pas mbarimit të shkollimit të mesëm.
 
Ekipi i TVM 2 vizitoi shkollat e mesme profesionale Vllado Tasevski dhe Boro Petrueshevski, ku ofrohen drejtimet Teknik për transport dhe shpedicion, Elektrotenik, Teknik të komunikacionit rrugor,teknikë të transportit dhe logjistikë,makineri,  autoteknik , mekatronik dhe drejtimet 3 vjecare për mekanik.
 
"Vitet e fundit drejtimet e makinerisë, elektrikës në tregun e punës janë të kërkuara shumë. Firmat kanë nevoj për puntorë  dhe kërkojnë autoteknikë , mektaronikë dhe teknikë të komunikacionit rrugor sepse këto profile kërkohen", tha Zeqirja Zeqiri, ndihmësdrejtor në Sh.M Boro Petrushevski.
 
"Nxënësit pasi që përfundojnë shkollat e mesme ka oferta konkrete nga Makstiil,posta e Maqedonbisë EVN andaj ju szgjeroj filloristëve që të aplikojnë këtu", tha Arben Idrizi, ndihmësdrejtor në Sh.M Vllado Tasevski.
 
Profesorët thonë se nxënësit e dalluar gjatë kohës së realizimit të punës praktike pranojnë oferta nga kompani të ndryshme por edhe nxënësit që anketuam thanë se prioritet e i tyre është punësimi pas përfundimit të shkollimit të mesëm.
 
"Nëxnësit që tregojnë sukses gjatë zhvillimit të mësimit praktik punsohen për cdo vit nga kompanitë e dalluara", tha Nexhat Lika profesor Sh.M Boro Petrushevski.
 
"Drejtimin e fundit të  makinerisë kam zgjedh  e shoh veten që do punsohen aty"...
 
"Është shkollë e mirë dhe më pëlqen puna me automobilë ka pespektivë", thane nxënesit.
 
Nga MASH bëjnë të ditur se rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohen më 20 qershor, ndërsa listat përfundimtare me rezultatet do të publikohen më 25 qershor.
 
FLUTURA LATIFI