Marrëveshja për emrin, ASH dhe BESA, do të votojnë “pro” në kuvend

18.06.2018 15:53

Pas ratifikimit të Marrëveshjes për emrin, me qëndrim inkurajuese dhe pozitive...

Pas ratifikimit të Marrëveshjes për emrin, me qëndrim inkurajuese dhe pozitive kanë dalë të gjitha partit politike shqiptare, duke i përfshirë këtu edhe ato dy opozitare Aleancën për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa të Bilall Kasamit.

Ata kanë ftuar përkrahësit e tyre që ta mbështesin këtë marrëveshje dhe t’i përgjigjen pozitivisht pyetjes së referendumit që pritet të mbahet për këtë çështje. Sipas tyre, marrëveshja është një mundësi e artë që Maqedonia të dalë nga udhëkryqi politik dhe të orientohet drejtë Bashkimit Europian dhe të NATO-s.

“Qëndrimi ynë është pro kësaj marrëveshjeje  dhe do ta votojmë të njëjtën në Kuvend.  Me këtë po e përkrahim edhe një proces që vendi gradualisht do të duhet ta realizojë. Vlerësoj se është koha e fundit që të dyja vendet t’i futen zgjidhjes së kësaj cështjeje. Vlerësoj se është kjo një pjesë e ndijshme, sidomos për një pjesë të bashkëtqytetarëve tanë” – tha Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.

“Ne jemi deklaruar edhe në të kaluarën se jemi pro, por edhe tash pas aktit të nënshkrimit e mbështesim, nënshkrimin e Marrëveshjes në mes dy Qeverive për tejkalimin e kësaj cështje, dhe kjo është konformë përcaktimit të ASH, që Maqedonia të jetë anëtare e NATO-s, dhe më vonë edhe anëtare e regullt e Bashkimit Europian. Sa i përket hapave të mëtutjeshme, gjithashtu mund të informoj se ne do ta përkrahim ratifikimin në Kuvend dhe do të apelojmë tek qytetarët për dalje në referendumin për cështjen në fjalë” – deklaroi deputet i ASH-së, Syria Rushiti.

Marrëveshja e nënshkruar ka kaluar tanimë filtrin qeveritare, dhe është çështje orësh që e njëjta ta kalon edhe filtrin në Komisionin Parlamentarë, ku sipas vullnetit të deputetëve të të gjitha subjekteve politike nuk pritet debat i gjërë. Filtri përfundimtar pritet të jetë séanca Parlamentare.

Sipas informacioneve në Parlament e njëjta pritet të mbahet  ditën e mërkurë, por nuk përjashtohet mundësia që të thirret  shumë më shpejtë. (Fitim Kryeziu, TVM2)