Kuvendi nesër diskuton propozim marrëveshjen
Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi për nesër në ora 11 ka caktuar sancën për propozim ligjin për ratifikimin e marrëveshjes....

Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi për nesër në ora 11 ka caktuar sancën për propozim ligjin për ratifikimin e marrëveshjes përfundimtare me Greqinë me procedure të shkurtuar.
Deputetët nesër duhet të votojnë nevojën për miratimin e propozim ligjit për ratifikim, pas çka do të hapet edhe debat në kuadër të punimeve të komisionit për Çështje Europiane. Për shkak të flamurit evropian i cili eshte i vendosur në në propozim ligj debati për këtë pike do të shkurtohet më së voni deri në tre ditë. Pas debatit në komisionin për ceshtje Evropiane, për marrëveshjen votohet edhe në séance plenare. Për tu ratifikuar nevojitet së paku 61 vota tëdeputetëve.
Deputeti Antonio Milloshovski nga VMRO- DPMNE i cili është kryetar i komisionit për politikë të jashtme ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë që propozim ligjin ta dorëzojë në Kuvend me flamur evropian.
“ Ratifikimet janë competence ligjore të komisionit për politikë të Jashtme si trup amë I Kuvendit. Gjithçka tjetër është shkelje e ligjit”, ka thënë Milloshovski.
Nga ana tjetër Kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi pret që: “Marrëveshja për emrin të ratifikohet më së voni deri ditën e premte, dhe më pas të dorëzohet tek presidenti I shtetit Gjorge Ivanov”.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi brenda ditës ka realizuar takime me të gjith ë koordinatorët e grupeve parlamentare në Kuvned, duke përfshirë këtu edhe takimin me opozitën maqedonase.
Nevoja për ta përshpejtuar procedure eratifikimit të marrëveshjes vjen si rezultat i mbledhjes së Këshillit të Evropës, i caktuar për në fund të këtij muaji, ku do të vendoset për datën për fillimin e bisedimeve me BE-në. (Merita Gashi, TVM2)
