Gjermania U19 pas hapave të seniorëve, kampione e Europës
Një tjetër dëshmi se triumfi i Gjermanisë në Kupën e Botës ishte fryt i një pune afatgjatë të programuar më së miri ka ardhur nga panzerat e vegjël........

Një tjetër dëshmi se triumfi i Gjermanisë në Kupën e Botës ishte fryt i një pune afatgjatë të programuar më së miri ka ardhur nga panzerat e vegjël.
Gjermania e 19-vjeçarëve u kurorëzua kampione e Europës për këtë grupmoshë, me fitoren 1-0 në finalen ndaj Portugalisë në Budapest. Në “Ferenc Stadion”, Gjermania kërkoi me ngulm golin gjatë gjithë pjesës së parë dhe e gjeti atë në minutën e 39-të me Hany Mukhtar.
Ndeshja vijoi me ritëm dhe të dyja skuadrat patën shanset e tyre, por Portugalia vuajti përballë një mbrojtje të organizuar në perfeksion nga 19-vjeçarët gjermanë, që siguruan titullin kampion Europe në këtë kategori për të dytën herë në historinë e Gjermanisë, pas triumfit të arritur në vitin 2008, ndërsa bashkëmoshatarëve të tyre portugezë, ju mbetet si ngushëllim vetëm fakti se përballë gjermanëve të paktën luajtën me kokën lart, pa pësuar një disfatë të rëndë në shifrat 4-0, si ajo e vëllezërve të tyre më të mëdhenj në Kupën e Botës.
