Botë
Të shtëna me armë në Suedi, 2 të vrarë dhe 4 të plagosur, policia kërkon agresorin
19.06.2018 11:11
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Malmo të Suedisë menjëherë pas fitores së Kombëtares së tyre nordike ndaj Koresë së Jugut....

Dy persona janë vrarë dhe katër të tjerë mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri, në kulmin e festimeve të tifozëve. Viktimat janë 18 dhe 29 vjeç dhe humbën jetën nga plagët e marra pas mbërritjes në spital.
Mediat lokale raportojnë se agresori përdori një armë gjysmë automatike. Sipas një dëshmitari okular, janë dëgjuar 15-20 të shtëna pranë internet kafesë. Policia ka nisur kërkimin për agresorin dhe iu bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të qetë dhe larg vendit të ngjarjes.
Ata thanë se nuk ishin në dijeni se kush mund ta kishte kryer këtë sulm, ndërsa përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë lidhje me terrorizmin.
