Botë

UNHCR, raporti 2017: 68.5 mln njerëz braktisën shtëpitë e tyre

19.06.2018 13:31

Një raport i publikuar nga UNHCR bëri të ditur se gjatë vitit 2017 në të gjithë botën 68.5 milion njerëz u detyruan të lënë shtëpitë e tyre...

Shkaqet për lëvizjen e dhjetëra miliona njerëzve nga shtëpitë e tyre dhe vendosjen në vende të tjera, janë të ndryshme. Mbi të gjitha, kjo gjë lidhet me luftërat në disa vende të botës, dhunën etnike dhe fetare në vende të tjera si dhe me shkaqe natyrore.
 
Problemet më të mëdha janë vërejtur në Republikën Demokratike të Kongos, Sudanin Jugor dhe Bangladesh. Numri  68.5 milion i atyre që kanë lëvizur nga shtëpitë e tyre gjatë vitit të kaluar është i njëjte më popullsinë e Tajlandës.