Maqedoni

270 milionë euro për infrastrukturë, Sugarevski: Shpresojmë të rrisim BPV-në

19.06.2018 13:48

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, theksoi se të gjitha punët ndërtimore të paralajmëruara në muajin mars....

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, theksoi se të gjitha punët ndërtimore të paralajmëruara në muajin mars dhe prill në pjesën e infrastrukturës rrugore, janë duke u zhvilluar sipas parashikimeve. I pari i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve njoftoi se 270 milionë euro të parapara për punimet infrastrukturore për tërë vitin shpreson se do të japin rezultate duke ndikuar edhe në rritjen e përgjithshme të BPV-së.
 
“Ndërtimet të cilat i kemi paralajmëruar në muajin mars dhe prill në pjesën e infrastrukturës rrugore për momentin janë duke u zhvilluar në gjithë Maqedoninë. 270 milionë euro të parapara nga ana e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore, presim që deri në fund të vitit të jenë të shfrytëzuara. Në përputhje me dinamikën që ka ndërmarrja për rrugë shtetërore, mund të them se jam i kënaqur dhe këtu them se pritjet tona janë se në kuartalin e tretë dhe të katërt do të rrisim PBV-në, që ishte më i dobët në kuartalin e parë të këtij viti”,- deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski.
 
“Momentalisht janë duke u zhvilluar bisedimet me grupet e ekspertëve për seksionin rrugor Kërçovë - Ohër, por me futjen e aneksit të dytë ku është shtyrë afati për ndërtim edhe për tre vite, punimet operative tani janë duke u zhvilluar në pjesën që përfshin projektin e vjetër, për të cilin janë siguruar edhe mjetet”,- theksoi drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov.
 
Ministri Sugarevski mes tjerash theksoi se 270 milion eurot e planifikuara për punime infrastrukturore janë të shpërndara në disa programe, kurse intensiteti më i madh i punimeve do të jetë në muajin gusht dhe shtator.
 
ZEKIRJA MEXHITI