Ratifikimi i marrëveshjes merr dritë të gjelbër nga KÇE-në, pritet seanca

19.06.2018 18:04

Me 10 vota pro, asnjë kundër dhe të përmbajtur, Komisioni për Çështje Europiane...

Me 10 vota pro, asnjë kundër dhe të përmbajtur, Komisioni për Çështje Europiane në seancën e saj të 19 ka miratuar propozim ligjin për ratifikimin e marrëveshjes në mes Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë për ndryshimin e emrit kushtetues.

Ky njëherit ka qenë edhe filtri i dytë për finalizim të tërësishëm të këtij propozim ligji dhe njëherit i ka dhënë dritë jeshile Kuvendit, që në seancë plenare ta kalojë me shumicë të thjeshtë.

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, si kryetar i këtij komisioni dhe ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov, kanë arsyetuar këtë ratifikim.

“Arsyeja pse këtë ligji e kemi vendosur si prioritet është shumë e thjeshtë, sepse ditët i kemi të numëruara, dhe ka qenë e patjetërsueshme që të vrapojmë në këtë drejtim, nëse dëshirojmë të kapim hapin e fundit. Raportet e njëpasnjëshme pozitive për ne kanë qenë motiv plus për t’u angazhuar dhe për ta zgjedhë këtë pengesë shumëvjeçare”,- tha ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov.

“Kjo marrëveshje është për të mirën tonë, që jemi pjesëmarrës të këtyre zhvillimeve, por rëndësi të veçantë ka fakti se kjo marrëveshje ua zbardhë dhe i jep një dritë jetës së fëmijëve tanë. Fëmijët tanë presin vendimin tonë të drejtë dhe vendimi i drejtë është kur ne sonte i themi po kësaj marrëveshje dhe ia hapim perspektivën këtyre fëmijëve”,- u shpreh Artan Grubi nga BDI.

Ligji për ratifikim të marrëveshjes me Greqinë, pasi ka kaluar edhe filtrin e Komisionit, tani pritet që e njëjta të marrë verdiktin e shumicës së deputetëve me shumicë të thjeshtë, nga 61 të pranishëm, 41 duhet të jenë pro, ku deputetët e VMRO-DPMNE nuk do të marrin pjesë, që paraqet një mundësi lehtësuese për shumicën parlamentare. (Fitim Kryeziu, TVM2)