Fillon garimi në Ligën e Parë, për herë të parë me dhjetë skuadra
Kampionati i 23-të me rradhë, që në fillim do të sjell një risi, pasi do të luhet për herë të parë me dhjetë skuadra, të cilat deri në fund të garimit, do të duhet të ndeshen katër herë mes vete....

Pas pushimit më të gjatë se dy muaj, me derbin lokal, mes ekipeve të Renovës dhe Teteksit, nesër do të nis garimi në sezonin e ri futbollistik 2014-2015, në ligën e parë të Maqedonisë.
Kampionati i 23-të me rradhë, që në fillim do të sjell një risi, pasi do të luhet për herë të parë me dhjetë skuadra, të cilat deri në fund të garimit, do të duhet të ndeshen katër herë mes vete.
Dhe para fillimit, fal përforcimeve që i bënë gjatë afatit kalimtar, janë dy skuadra të cilat veqohen nga tetë të tjerat, si favorite që në fund të stinorit të shpallen kampione, të dyja kuqezi.
Shkëndija e Tetovës, pas udhëtimit jo të sukses`shëm në Evropë, nuk ndaloi me përforcimet dhe me lojtarët e fundit të blerë, si Alimi e Kirovski, dëshmoi qartë se synimi i vetëm i ekipit sezonin e ri, do të jetë titulli i kampionit dhe asgjë tjetër.
Edhe Vardari gjatë këtij afati kalimtar, deri më tani i përforcoi dukshëm rradhët e veta, veqanërisht pas dështimit dhe mos daljes në Evropë. Lojtarë si Gligorov, Grnçarov e të tjerë, kanë përvojë të madhe nga reprezentacioni i Maqedonisë dhe do të orvaten ekipin e trajnerit të ri Aleksandar Vasoski, ta mbajnë sa më lartë në rënditjen tabelare.
Skuadër tjetër shqiptare në shoqërinë elitare, pos Shkëndisë, mbetet vetëm edhe Renova. “Gjipsarët” e trajnerit Qatip Osmani, pa përforcime të mëdha deri më tani, nuk kanë shprehur synime për kreun e tabelës dhe sipas gjitha gjasave, për ata, opcioni kryesor mbetet mbijetesa, që do të jetë e vështirë, në një konkurenc të ngushtuar dhe para se gjithash të fortë.
Fituesi i titullit të dyfishtë sezonin e shkuar, Rabotniçki, as para fillimit të sezonit të kaluar nuk ishte llogaritur në mesin e favoritëve për kreun, por ia kishte dalur të bëj surprizën e madhe, ndërsa sivjet, do ta ketë edhe më vështirë, pasi ka mbetur pa lojtarët kyq si Manevski e Ilievski. Nga ekipet tjera, pretedente për kreun, mund të llogaritet edhe Metalurgu, që mbijetoi më së shumti në garat evropiane sivjet, bashkë me Turnovën, ndërsa Pelisteri, Teteksi, Sileksi dhe Bregallnica, do të mundohen ti shmangen dy pozitave të fundit, që shpiejnë në një rang më të ulët garash.
Ndryshe, sezonin e sivjem, do të luhen gjithsej 36 xhiro, me ç`rast të dhjetë skuadrat do të takohen nga katër herë mes vete, në katër raundet e kategorisë elitare. (Mustafa Ademi, TVM2)
