Botë
Shpërthim në një stacion metroje në Londër
20.06.2018 11:40
Një shpërthim ka ndodhur në orët e mbrëmjes në një stacion metroje në Londrës....

Nga të dhënat e para raportohet për 5 persona të lënduar. Policia i ka kërkuar banorëve pranë zonës që të qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre.
“Daily Mail” shkruan se pas shpërthimit në Southgate, disa persona janë duke marrë ndihmën mjekësore.
Pak para shpërthimit, mediat britanike shkruajnë se policia ishte njoftuar për një pako të dyshimtë dhe kishte kryer kontrollet. Por, për momentin nuk ka të dhëna për lidhje të shpërthimit me terrorizmin.
