Maqedoni

Stoltenberg: Antarësimi në NATO varet nga finalizimi i marrëveshjes

20.06.2018 12:08

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shpreson që në kuadër të Samitit....

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, shpreson që në kuadër të Samitit, i cili do të mbahet më 11 dhe 12 korrik në Bruksel, Maqedonisë mund t’i dërgohet ftesë për anëtarësim në NATO, pasi Shkupi dhe Athina arritën Marrëveshje për kontestin me emrin. 
 
“Shpresoj se do të ketë avancim me Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, sepse u arrit marrëveshje mes Shkupit dhe Athinës për problemin me emrin. Nëse marrëveshja do të finalizohet dhe në tërësi të implementohet, emri i ri do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut dhe atëherë mund të fillojmë hapat tona drejt anëtarësimit  të IRJM-së në NATO. Sinqerisht, shpresoj se këtë mund ta bëjmë”,- ka thënë Stoltenberg gjatë një interviste për televizionin Franc 24.
 
Në pyetjen se a ka kornizë kohore  për anëtarësimin e Maqedonisë, numri një i NATO-s thotë se një gjë e tillë varet nga finalizimi i marrëveshjes në Shkup.
 
“Jam optimist se mund t’i fillojmë negociatat për anëtarësim, respektivisht të sjellim vendim për fillimin e bisedimeve  në Samitin e NATO-s në korrik, nëse gjithçka shkon sipas planit të paraparë rreth ratifikimit dhe referendumit, i cili do të mbahet disa muaj më vonë”,- ka deklaruar Jens Stoltenberg. 
 
MERITA GASHI