MINIA "ALIANZ ARENA" - DOLLOGOZHDË

Përurohet mini “Alianz Arena” në Dollogozhdë

01.08.2014 15:14

Fjalën kryesore në këtë organizim, e kishte Vezir Dervishi, kryetar i Shoqatës së Dollogozhdarëve në Zvicër, organizatë e cila kontriboi që ky donacion nga ky klub i njohur të vij në destinacion.....

Në Dollogozhdë të Strugës, në një ambient festiv në prezencën e qytetarëve dhe sportdashësve të shumtë, në mini stadiumin e këtij vendi, u përuruan mbrëm 200 ulëset, të cilat janë donacion nga stadiumi ndër më të famshmit në Gjermani “Allianz Arena’’ i Bajernit të Mynihut.

Fjalën kryesore në këtë organizim, e kishte Vezir Dervishi, kryetar i Shoqatës së Dollogozhdarëve në Zvicër, organizatë e cila kontriboi që ky donacion nga ky klub i njohur të vij në destinacion.

Dervishi, para dollogozhdarëve përshkroi ecurinë se si erdhi deri te ky donacion dhe pasi falenderoi klubin e gjerman që respektoi tifozët e tij në këtë fshat, një falenderim të veçant  adresoi  për dollogozhdarët e Zvicrës, që e mbështetën këtë iniciativë.

Më pas është zhvilluar një ndeshje sportive ndërmjet dy ekipeve  të futbollit, nga Struga dhe Dollogozhdi. Ky manifestim, edhe pse modest, ka arritur të mobilizoj sportdashësit nga Dollogozhdi dhe vendbanimet e afërta të Strugës, të cilët kishin stolisur me pankarta dhe flamuj mini stadiumin e këtij fshati.