Maqedoni
Investimet e huaja, qeveria dritë jeshile 2 kompanive ndërkombëtare
20.06.2018 14:08
Qeveria paralajmëron dy investime të huaja në Maqedoni. Investimi i parë i Kompanisë “Telemon Evropa”...

Qeveria paralajmëron dy investime të huaja në Maqedoni. Investimi i parë i Kompanisë “Telemon Evropa”, që bën prodhimin e makinave për prerjen e kabllove dhe shiritave, ndërkaq investimi i dytë është i “Aim Propertu”, që do të operojë në zonën industriale Shkupi 2.
Zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski, paralajmëron hapjen e vendeve të reja të punës. Sipas tij, me politikat zhvillimore të ekonomisë, numri i të punësuarve gjatë 2017-s është rritur për 2.4% në krahasim me 2016-n, ndërkaq rroga mesatare bruto shënon rritje prej 2.6%.
“Një investim i ri që kap vlerën prej katër milion eurosh, 300 punësime në pesë vitet e para. Bëhet fjalë për kompani që prodhon makina për prerjen e kabllove, shiritave. Kompania ka kapacitete industriale në ShBA në nëntë lokacione, tre ndërkombëtare dhe lokacioni i katërt i saj është në Maqedoni”,- tha zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.
Qeveria në seancën e fundit ka propozuar edhe emrat e ri në krye të Komisionit rregullator të energjetikës.
“Qeveria i propozoi parlamentit që të emërojë kryetarin dhe anëtarët e Komisionit rregullator të energjetikës. Për kryetar propozohet Marko Bislimovski, për anëtarë Natasha Veljanovska, Atanasko Tuneski dhe Kushtrim Ramadani”,- theksoi zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha.
Personat janë zgjedhur nëpërmjet konkursit publik. Në konkurs kanë aplikuar 13 kandidatë dhe i njëjti ka zgjatur prej më 8 deri më 14 qershor.
MERAL ISMAILI
