Marrëveshja për emrin, Kristofersen: Referendum, përgjigjja për çdo dilemë

20.06.2018 17:02

Raportuesit e Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës përshëndesin hapat e guximshëm....

Raportuesit e Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës përshëndesin hapat e guximshëm të ndërmarra nga dy vendet me nënshkrimin e marrëveshjes. Sipas tyre, janë legjitime shqetësimet e ngritura për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin, sepse janë çështje që kanë ngritur emocione e tensione me dekada. Për ta referendum është përgjigja më e mirë për dilemat.

“Dhuna, frika dhe retorika që ndizet nuk ka vend në këto debate dhe duhet të jetë e gjykuar nga të gjitha palët. Njerëzit duhet të lihen të vendosin vet, andaj edhe e përshëndesin organizimin e paralajmëruar për referendum këtë vjeshtë, që do u japë mundësi njerëzve të vendosin dhe përcaktojnë vizionin vetanak që kanë për vendin e tyre”,- theksoi raportuesja e  kuvendit parlamentar të Këshillit të Evropës, Lize Kristofersen. 

KOKËFORTËSIA E IVANOVIT, GOILETÇI: PO BLLOKOI PROCESIN, VENDOS KUSHTETUESJA

Të pyetur rreth qëndrimit të kryetarit Ivanov se nuk do e nënshkruajë marrëveshjen, ata konsiderojnë se bllokimi i punës së një parlamenti legal nuk është mënyra se si funksionon një demokraci.

“Besoj se secili institucion, në këtë rast presidenti duhet të veprojë në bazë të pushtetit që ka sipas kushtetutës. Por, nëse vjen deri te bllokimi, atëherë gjykata kushtetuese duhet të gjejë mënyrë për dalje nga situata. Në vendim tim në këtë situatë çështjen e zgjidh Gjykata Kushtetuese”,- theksoi raportuesi për Maqedoninë në APKE, Valeriu Goiletçi.

Nga takimi me përfaqësuesit e partive politike, zyrtarët e Këshillit të  Evropës kanë shtruar nevojën e sigurimit të bashkëpunimit ndërpartiak në këto momente inkluzive për Maqedoninë. Presin që VMRO-DPMNE të kthehet në  punët e parlamentit  dhe të marrë obligimet e veta në ligjet që janë me rëndësi për qytetarët e vendit. Nga vizita në Maqedoni do përgatitet raport i cili do dorëzohet deri tek Kuvendi parlamentar i Këshillit të Evropës. (Flutura Latifi, TVM2)