Monitorimi i furnizimeve publike, qeveria thirrje organizatave qytetare të kyçen në proces
Llogaridhënie dhe transparencë, ky ka qenë zotimi i kësaj qeverie reformatore....

Llogaridhënie dhe transparencë, ky ka qenë zotimi i kësaj qeverie reformatore, thotë ministri, Robert Popovski, i angazhuar për llogaridhënie dhe transparencë.
PARATË E QYTETARËVE, POPOVSKI: JEMI ZOTUAR PËR TRANSPARENCË DHE LLOGARIDHËNIE
Ai u bërë thirrje organizatave qytetare që të kyçen në procesin e monitorimit të furnizimeve publike nëpër institucionet publike. Sipas tij, e gjitha kjo bëhet me qëllimin e vetëm që transparenca të jetë mbi të gjitha, në mënyrë që qytetarët të kenë njohuri se ku shpenzohen paratë e tyre.
“Qeveria po bën edhe një hap në drejtim të transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve dhe ndaj atyre që kanë interes t’i ndjekin procedurat në drejtim të kontrollit të plotë se si Qeveria i harxhon paratë e qytetarëve. E gjithë këtë e bëjmë për një qëllim, e ajo është që sa më shumë çfarë është e mundur të hedhim poshtë dyshimet për atë se si rrjedhin procedurat nëpër institucionet tona”,- theksoi ministri për transparencë dhe llogaridhënie, Robert Popovski.
Ministri i shëndetësisë dhe drejtori i ELEM-it, thonë se tashmë OJQ-të janë pjesë e monitorimit të të gjitha procedurave tenderuese.
“Në Ministrinë e Shëndetësisë i kemi hapur dyert për të gjitha organizatat qytetare të jenë anëtarë të komisioneve përkatëse, madje që do t’i përgatisin edhe sasitë e barnave gjatë një procedure të caktuar tenderimi. Në të gjitha procedurat e deritanishme në përgatitjen e dokumentacionit tenderuese sa i përket sasisë dhe llojit të barnave tek sëmundjet e rralla, kanë qenë të kyçura të gjitha shoqatat që përfaqësojnë pacientët me sëmundje të rralla”,- theksoi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Angazhimi i udhëheqësisë së ELEM-it ndërlidhet me atë që është edhe politikë e kësaj qeverie për të qenë të hapur, kështu duke pasqyruar të gjitha shpenzimet publike para qytetarëve”,- theksoi drejtori gjeneral në Sh. A. ELEM, Dragan Minovski.
Ministri Popovski thotë se koncepti “Qeveri e hapur” do të thotë e hapur plotësisht për qytetarët si dhe transparencë maksimale me llogaridhënie, duke publikuar të gjithë dokumentacionet gjatë procedurave nëpër institucionet e shtetit. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
